Takim me përfaqësues të Bankës Shparkase – 20.12.2021
Posted on: 20.12.2021
Junior Achievement Maqedoni vazhdon me bashkëpunimin e suksesshëm me bankën Shparkase, e cila krahas mbështetjes së mësimdhënësve të përfshirë në programet tona, më 20 dhjetor organizoi një takim virtual me nxënësit, të cilët ishin pjesë e Kampeve të kaluara të Inovacioneve dhe me nxënësit e përfshirë në programin e kompanive të nxënësve në këtë vit shkollor.
Gjatë takimit, nxënësit u njohën me punën e tyre, produktet e reja dhe programet e ofruara nga banka Shparkase për financimin e ideve të biznesit të të rinjve. Me organizimin e këtij lloj eventi, ne vazhdojmë përpjekjet tona për rritjen e edukimit financiar të të rinjve.