Garë ndërkombëtare The World Food Day (WFD) Foodathon – 13-15 tetor të vitit 2021

Posted on: 18.10.2021

Ekipi i nxënësve nga SHMPK-ja “Dimitrija Çupovski” – Veles, ishte pjesë e garës ndërkombëtare The World Food Day (WFD) Foodathon! Gara online, e mbajtur nga data 13 deri më 15 tetor, është organizuar nga JA Europe dhe EIT Food, me mbështetjen e UN FAO-s, dhe në të marrin pjesë nxënës të rinj të talentuar nga Evropa dhe Afrika.

Në hakatonin dyditor të inovacionit dhe kreativitetit, i cili ka për qëllim zgjidhjen e sfidave specifike në fushën e bujqësisë dhe ushqimit dhe për një gjeneratë të re të ideve të biznesit, nxënësit nga rrjeti Junior Achievement Maqedoni ishin në ekip me nxënës nga Junior Achievement Zambia.

Fudaton-i fokusohet në sfidat e mëposhtme: 

SFIDA 1 – Humbjet dhe/ose mbetjet e ushqimit (Food losses and/or waste): Kjo sfidë synon të zhvillojë një zgjidhje të realizueshme dhe realiste (produkt ose shërbim) për të reduktuar mbetjet ushqimore gjatë prodhimit, në zinxhirin e furnizimit dhe nga ana e konsumatorëve. 

SFIDA 2 – Agrikultura 4.0 ose Agrikultura Precize (Agriculture 4.0 or Precision Agriculture) – e cila synon të zhvillojë një zgjidhje të realizueshme dhe realiste (produkt ose shërbim) për të optimizuar resurset duke përdorur teknologjinë digjitale të aplikuar në bujqësi.    

SFIDA 3 – Ushqimi i shëndetshëm dhe parandalimi i sëmundjeve që nuk janë të transmetueshme (Healthy Nutrition and Prevention of Non-Communicable Diseases)- Kjo sfidë, ashtu si vetë titulli, synon të zhvillojë një zgjidhje (produkt ose shërbim) të realizueshme dhe realiste për të kontribuar në ushqimin e shëndetshëm dhe parandalimin e sëmundjeve që nuk janë  të transmetueshme.