Trajnim për mësuesit për zbatimin e programit Kompani e Nxënësve – 6-7-8 tetor 2021

Posted on: 09.10.2021

22 mësues nga 15 shkolla të mesme prej 9 qytetesh: Manastir, Vinicë, Gostivar, Demir Hisar, Krushevë, Negotinë, Prilep, Shkup dhe Shtip ishin pjesë e trajnimit 3-ditor online për zbatimin e programit të Kompanisë së Nxënësve më 6, 7 dhe 8, tetor të vitit 2021.

Trajnimi u realizua nga dy trajnerë të certifikuar në mënyrë dinamike dhe interaktive, plot me informacion dhe përmbajtje, që kontribuojnë në përgatitjen më të mirë të mësuesve për ta kuptuar konceptin e edukimit sipërmarrës dhe mënyrën e përdorimit të tij në procesin mësimor.

Gjatë trajnimit, mësuesit u njohën me hapat për krijimin e kompanisë së nxënësve, krijimin e planit të biznesit, strukturës organizative, marketingut miks, analizës financiare dhe asaj SWOT. Gjithashtu, pjesëmarrësve iu prezantua Programi i ri i miratuar për kompani të nxënësve i Junior Achievement, KOMPANI E NXËNËSVE – PRAKTIKË SIPËRMARRËSE PËR TË RINJ, në lëndën përmbajtje të programuara nga shkolla, për vitin e III për të gjitha profesionet/sektorët dhe profilet/kualifikimet arsimore, me fond prej 72 orësh.