Thirrje për vullnetarë nga biznesi – Junior Achievement Maqedoni
Posted on: 17.12.2020
Nga viti 2017 deri më sot, në programet e arsimit për sipërmarrje të Junior Achievement Maqedoni, kanë marrë pjesë më shumë se 1,500 nxënës. Çdo vit shkollor, këta nxënës, me ndihmën e mentorëve të tyre mësimdhënës, themelojnë kompani nxënësish dhe zhvillojnë ide biznesi, marrin pjesë në gara në nivel kombëtar dhe Evropian dhe marrin pjesë në procesin e certifikimit të aftësive të tyre sipërmarrëse. Puna e nxënësve në masë të madhe ngre pyetje nga industri specifike, përgjigja e të cilave mund të jepet nga njerëzit e biznesit që janë ekspertë në fushën e dhënë.
Për këto arsye, Junior Achievement Maqedoni vazhdimisht kërkon bashkëpunëtorë nga sektori i biznesit në vend, të cilët dëshirojnë të kalojnë një pjesë të kohës së tyre dhe të ndajnë ekspertizën dhe njohuritë e tyre me nxënësit.
Ju ftojmë të bëheni pjesë e rrjetit të vullnetarëve nga biznesi dhe mentorëve të Junior Achievement Maqedoni dhe të ndihmoni në zhvillimin e misionit tonë – t’i frymëzojmë dhe përgatitim të rinjtë për sukses në ekonominë globale, nëpërmjet zhvillimit të programeve arsimore për sipërmarrje dhe duke ndërtuar partneritete midis biznesit dhe arsimit . Vetëm, si shembull, gjatë vitit të kaluar shkollor, më shumë se 130,000 vullnetarë biznesi nga rrjetet Junior Achievement Evropë u lidhën për të punuar me nxënës të shkollave të mesme, ndihmuan në zhvillimin e kompanive të nxënësve, i këshillonin në fusha të ndryshme të industrisë ku ata punojnë. Tek ne, që nga fillimi i programit, 60 vullnetarë biznesi nga vendi na janë bashkuar në rolin e anëtarëve të jurisë, mentorëve, trajnerëve dhe këshilltarëve të biznesit.
- Pse duhet të përfshiheni?
- Mësoni diçka të re! Gjatë vullnetarizmit ju mund të nxitni aftësi dhe njohuri tek të tjerët, por gjithashtu të eksploroni aftësitë dhe arritjet tuaja personale. Mentorimi i të tjerëve do t’ju ndihmojë të rifreskoni njohuritë tuaja në tema të ndryshme.
- Transferoni njohuri! A keni marrë këshillë apo mbështetje nga një person tjetër gjatë zhvillimit të karrierës suaj? Tani keni mundësinë e përsosur për ta kthyer atë. Fuqia e inkurajimit është e pakufizuar: të rinjtë që ju frymëzoni tani do të kenë mundësinë të ndihmojnë të tjerët në të ardhmen!
- Silleni përgjegjësinë shoqërore në një nivel të ri! Si vullnetar, ju ndikoni në aftësitë dhe kompetencat e brezit të ardhshëm. Çfarë do të thotë të jesh një vullnetar biznesi në programet e arsimit sipërmarrës të Junior Achievement Maqedoni?
Puna e vullnetarit është e lehtë. Mjafton të jeni të gatshëm të ndani kohë si dhe njohuritë dhe përvojën tuaj me të rinjtë dhe të jeni të përkushtuar ndaj idesë.
- Si dhe kur mund të përfshiheni??
Në çdo kohë gjatë vitit shkollor na shkruani në info@jamacedonia.mk dhe ne do t’ju lidhim me nxënësit e përfshirë në programin e Kompanisë së nxënësve!
BËHUNI PJESË E RRJETIT TONË TË VULLNETARËVE DHE MENTORËVE TË BIZNESIT, DUKE NDARË NJOHURITË, AFTËSITË DHE KOHËN TUAJ ME SIPËRMARRËSIT E RINJ NË MAQEDONI!