Trajnim për mësues 21-22-26 tetor me temë: Marketingu digjital 

Posted on: 03.11.2020

Të 19 mësuesve nga 15 shkolla të mesme nga rajoni i Shkupit, Ohrit, Velesit, Koçanit, Vallandovës, Prilepit, Gjevgjelisë, Bogdancit, Kumanovës, Gostivarit u janë dhënë udhëzime se si të integrojnë marketingun digjital në planin e marketingut të Kompanive të nxënësve. 

Mësuesit që ishin pjesë e trajnimit pasuruan njohuritë dhe përvojën e tyre në marketingun digjital, mësuan rëndësinë e përcaktimit të mediave sociale të përdorura nga grupi i tyre i synuar dhe vegla të tjera të dobishme të marketingut digjital, që mund të përdoren në kompanitë e nxënësve këtë vit shkollor. 

Përmbajtja e ditës së parë të trajnimit ishte njohja me marketingun digjital, ndryshimet themelore midis marketingut digjital dhe atij tradicional, hyrje në optimizimin e kërkimit dhe Google Ads, hyrje në Lead Magnet dhe mënyra të drejtimit të grupit të synuar në mediat tuaja digjitale. Pjesëmarrësve iu prezantuan disa mjete të dobishme për krijimin e grafikëve (Canva, No Background, Pixabay, Pexcels, etj.) si dhe një listë e lidhjeve të dobishme për analizën e fjalëve kyçe dhe kërkimin e shkronjave (fontit). 

Si përmbajtje e ditës së dytë të trajnimit ishin temat: marketingu i mediave sociale – hyrje në marketingun në Facebook, krijimi i reklamave dhe vendosja e një testi A/B për trafik të ngrohtë dhe të ftohtë, hyrje në marketing në Instagram dhe përdorimi i hashtag-ut. Dita e dytë e trajnimit u mbyll me një folëse të ftuar – zonjën Jana Basarovska, sipërmarrëse me përvojë në drejtimin e një ueb-dyqani, e cila ndau përfitimet dhe rëndësinë e marketingut digjital në kohën e sotme dhe përvojën e saj pozitive në bashkëpunimi me përdoruesit me ndikim të platformës Instagram (influencer). 

Përmbajtja e ditës së tretë të trajnimit u përqendrua në temat: tipare themelore të një ueb-faqeje dhe një ueb-dyqani, zgjedhja e përmbajtjes për ueb-platforma – blogim, galeri, faqe të synuara, përmbajtje video, podcast audio dhe baza të e-mail marketingut. Dita e tretë u mbyll me folësen e ftuar, Marija Misheva – zhvilluese e biznesit në Pixyel.ai.  

Mësuesit që ishin pjesë e trajnimit do të marrin me postë: certifikatë, një paketë me materiale promovuese, broshura dhe bashkëngjitje.