Kampi i Inovacioneve – 3-15 mars 2021 

Posted on: 11.03.2021

Mbi 100 nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në Garën e nxënësve të shkollave të mesme në Aftësi për Sipërmarrje – Kampi i Inovacioneve. Online gara do të mbahet online nga 3-15 marsi i vitit 2021. 

Puna në ekip dhe zgjidhjet inovative do të jenë thelbësore për të përmbushur sfidën me të cilën përballen nxënësit e shkollave të mesme, ku ata do të punojnë me ndihmën e vullnetarëve tanë të biznesit. Kjo garë do t’u mundësojë nxënësve të njihen me mënyrën bashkëkohore të punës, përmes takimit me përfaqësues të sektorit të biznesit, bashkësisë lokale ose profesorë, të cilët do t’u japin këshilla – si të bëjnë një plan të mirë biznesi dhe të fitojnë. 

Tri skuadrat më të mira do të kenë mundësinë të fitojnë çmime të vlefshme për veten e tyre, por edhe ta përfaqësojnë shkollën e tyre në garë. Shpallja e fituesve do të bëhet më 15 Mars në platformën Zoom dhe të gjithë të interesuarit do të mund të inkuadrohen për të dëgjuar idetë e nxënësve që morën çmimin e parë.