Uebinare kushtuar edukimit për sipërmarrje – “Rritja e përshpejtuar e edukimit për sipërmarrje”

Posted on: 16.10.2020

Junior Achievement Macedonia organizon një seri uebinaresh kushtuar edukimit për sipërmarrje me titull “Rritje e përshpejtuar e edukimit për sipërmarrje”, më 28 tetor – 4 nëntor – 11 nëntor 2020, në kuadër të projektit të mbështetur nga USAID ” Mbështetje e edukimit për sipërmarrje në Evropë dhe Euroazi” . Projekti po zbatohet që nga shkurti i vitit 2017 në Konzorcium me JA Evropa dhe vendet anëtare të saj: JA Albania, JA Bullgaria, JA Gjeorgjia, JA Moldavia, JA Maqedonia dhe JA Serbia.

Të tre uebinaret do të mbledhin së bashku ekspertë të edukimit për sipërmarrje, hartues të politikave kombëtare, përfaqësues të qeverisë, arsimtarë, përfaqësues të biznesit dhe organizata jo qeveritare (OJQ). Qëllimi i uebinareve të JA Maqedoni është të tërheqin publikun në vendin tonë për rëndësinë e këtij lloji edukimi dhe që çdo i ri duhet të ketë të paktën një përvojë praktike sipërmarrëse para se të largohet nga shkolla.

Uebinaret u përgjigjen sfidave të epokës së re, kur procesi arsimor përballet me reforma dhe ndryshime të reja më shumë se kurdoherë.

  1. I pari nga të tre modulet, uebinari mbi: EDUKIMIN PËR SIPËRMARRJE SI NXITËS I EKONOMISË do të sjellë më pranë pjesëmarrësve konceptin e sipërmarrjes, duke iu përgjigjur pyetjeve se për çfarë lloj kuadrosh kanë nevojë kompanitë dhe si ata mund ta organizojnë më mirë kompaninë e tyre.
  2.  Moduli i dytë me temë: EDUKIMI PËR SIPËRMARRJE SI MËNYRË PËR TË MODERNIZUAR MËSIMDHËNIEN DHE ARSIMIN do të diskutojë për arsimin dhe metodologjinë e mësimdhënies në vendin tonë, më saktësisht ndryshimet që duhet të bëhen.
  3. Moduli i tretë me temë: EDUKIMI PËR SIPËRMARRJE U NDIHMON TË RINJVE TË KENË SUKSES NË EKONOMINË GLOBALE – trende dhe rrjedha në arsimim në vendet fqinje, iniciativat rajonale dhe lëvizshmëria e të rinjve. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të dëgjojnë përvoja rajonale, bashkëpunim ndërkufitar.

Është koha për të theksuar nevojën për të rritur sasinë, cilësinë dhe ndikimin e edukimit për sipërmarrje në vitet e ardhshme.

Pjesëmarrësit mund të na bashkohen më 28 Tetor, 4 Nëntor dhe 11 Nëntor 2020 në 11:00 të mëngjesit për të dëgjuar risitë mbi tema të ndryshme që lidhen me edukimin për sipërmarrje. Secila prej temave do të promovohet në mediat sociale, Facebook, Instagram dhe Twitter.

Çdo uebinar do të filmohet dhe videoja do të jetë në dispozicion për pjesëmarrësit, të cilët do të kenë mundësi të ndajnë dhe të mësojnë përvoja të reja, si dhe të dëgjojnë histori suksesi nga organizatat tona partnere në rajon dhe përvoja nga sektori i biznesit, sipërmarrës dhe menaxherë të shquar.

Gjithkush ka të drejtë të marrë pjesë, por do të duhet të regjistrohet në kohën e duhur, duke përdorur formularin e regjistrimit. Webinari ofrohet falas, të gjithë të interesuarit do të marrin një lidhje për t’u bashkuar/marrë pjesë në seanca. Lidhja me materialin e filmuar do të ndahet me pjesëmarrësit përmes kanalit Youtube të Junior Achievement Macedonia.