Gara nacionale për kompanitë më të mira të nxënësve– 26-28 maj, Strugë

Posted on: 22.05.2022

Junior Achievement Maqedoni për të pestin vit radhazi organizon Garë nacionale të kompanive më të mira të nxënësve, garë në të cilën nxënësit e shkollave të mesme nga vendi prezantojnë para jurisë dhe audiencës produktet dhe shërbimet që kanë zhvilluar në kompaninë e tyre të nxënësve.

Në garën që do të mbahet më 26-28 maj në Strugë do të marrin pjesë 20 kompani të nxënësve nga 13 shkolla të mesme nga Berova, Manastiri, Vinica, Velesi, Gostivari, Prilepi, Koçani dhe Shkupi.

Gara nacionale për kompanitë më të mira të nxënësve është ngjarje treditore ku nxënësit e shkollave të mesme të vendit, bashkë me mësuesit-mentorë, do të demonstrojnë atë që kanë mësuar gjatë programit Kompani e nxënësve. Programi arsimor u mundëson nxënësve të përfshihen në zhvillimin dhe menaxhimin e kompanive, produkteve dhe shërbimeve të tyre, si dhe të menaxhojnë fitimet e parave gjatë arsimit të mesëm dhe bazohet në parimin e të mësuarit përmes punës – nxënësit nën mbikëqyrjen e mësuesve të trajnuar. krijojnë një kompani, e zhvillojnë dhe mbyllin atë gjatë vitit shkollor.

Krahas çmimeve për kompanitë më të mira të nxënësve, gjatë ceremonisë gjithashtu do të ndahen edhe çmimet për mësuesin më të mirë dhe shkollën më sipërmarrëse në programin Junior Achievement Maqedoni për vitin e kaluar shkollor, si dhe për fituesin e Konkursit për dilemë etike.

Gara mbështetet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Fondi për inovacion dhe zhvillim teknologjik dhe ndihmohet nga Agjencia për mbështetjen e sipërmarrësisë e RMV, Këshilli kombëtar rinor i Maqedonisë dhe bizneset private.