Njoftim i garës kombëtare të kompanive të nxënësve 2021

Posted on: 10.05.2021

Para nesh është gara  kombëtare e kompanive të nxënësve!!! 

Nxënësit, të cilët kanë punuar në zhvillimin e ideve të tyre gjatë vitit shkollor, do të kenë mundësinë nga 10-31 maj t’i paraqesin dhe të garojnë për titullin Kompania më e mirë e nxënësve për vitin 2021. 

Fituesi i garës kombëtare do të marrë pjesë në garën evropiane për kompanitë e nxënësve, krah për krah me fituesit kombëtarë nga vendet e tjera evropiane. 

Na ndiqni për të qenë në rrjedhë me garën!