FILLIMI: Gara kombëtare e kompanive të nxënësve 2021- 10.05.2021 – NASLOV

Posted on: 10.05.2021

Filloi gara e katërt me radhë për kompaninë më të mirë të nxënësve! 

23 kompani të nxënësve nga 14 shkolla të mesme që ishin pjesë e programit për kompanitë e nxënësve në këtë vit shkollor, tani do të kenë mundësinë ta paraqesin atë para publikut dhe komisionit të jurisë së ekspertëve! 

Nëpërmjet krijimit të kompanisë së nxënësve, nxënësit kanë mundësinë të mësojnë më shumë rreth procesit të fillimit të biznesit të tyre, bërjes së planit të biznesi dhe prezantimin e kompanisë së tyre para publikut. Shpresojmë që të zhvillohet shpirti sipërmarrës në to dhe së shpejti do të kemi sipërmarrës të rinj dhe të suksesshëm! U urojmë fat të gjithë pjesëmarrësve! 

Shprehim mirënjohe për mbështetjen e USAID North Macedonia, Fondit për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik dhe Agjencisë për Mbështetjen e Sipërmarrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.