Trajnim shtesë për mësues për të zbatuar programin Kompani të nxënësve – 29-30 mars 2021
Posted on: 30.03.202123 mësues nga 16 shkolla të mesme nga i gjithë vendi ishin pjesë e trajnimit për zbatimin e programit Kompani të nxënësve me theks në përgatitjen e raportit të kompanisë për garën e ardhshme kombëtare të Kompanive të nxënësve. Përmes ushtrimeve interaktive, mësuesit punuan në strategjitë e marketingut, analizën e tregut, procesin e prodhimit dhe operacionet financiare. Shpresojmë që me ndihmën e këtij trajnimi mësuesit të inkurajohen ta kompletojnë plotësisht procesin e zbatimit të programit për Kompanitë e nxënësve, nëpërmjet pjesëmarrjes në garën kombëtare të Kompanive të nxënësve 2021, nga 10-31 maj.
