Trajnim për mësues 15, 16-19 tetor me temë: Sipërmarrja sociale
Posted on: 23.10.2020Të 24 mësuesve nga 18 shkolla të mesme nga rajoni i Shkupit, Ohrit, Makedonski Brodit, Prilepit, Gostivarit, Kumanovës, Koçanit, Vallandovës, Tetovës, Gjevgjelisë dhe Kavadarcit iu dha mundësia të marrin pjesë në një trajnim 3-ditor, trajnim shtesë për të zbatuar programin Kompani nxënësish me fokus në sipërmarrjen sociale.
Sesioni i parë i përfshiu temat e mëposhtme: Çështjet themelore dhe terminologjia e sipërmarrjes sociale, Profile të sipërmarrësve socialë, Forma juridike të sipërmarrjes sociale, Zhvillimi i sipërmarrjes sociale në nivel lokal, Koncepti i ndërmarrjes sociale të udhëhequr nga nxënësit, metoda për përfshirjen e sipërmarrjes sociale në aktivitete shkollore/program mësimor, mënyrat për të mbështetur ndërmarrjet sociale të nxënësve dhe shembuj të ndërmarrjeve sociale të nxënësve – prezantuar nga folësja e ftuar, zonja Natalija Burgieva, pronare e ndërmarrjes sociale MAMA ORGANA. Si një praktikë e mirë nga vitet e mëparshme, profesoresha z-nja Vesna Zhivajleviq ndau përvojën e saj me kompaninë studentore “Alter” dhe shembullin e tyre të sipërmarrjes sociale në një Kompani nxënësish.
Në sesionin e dytë u trajtuan temat: Mendimi krijues, Matja e treguesve për ndikim dhe sukses dhe Shembuj të ndërmarrjeve të suksesshme sociale. Sesioni i dytë u përmbyll me një mysafire të ftuar, pronare e një ndërmarrjeje sociale, “Hoteli për kafshë shtëpiake ” – zonja Ilina Veljanovska
Në seancën e tretë, u prezantuan modeli i biznesit social CANVAS dhe shembulli i një matrice të modelit të biznesit social CANVAS. Gjatë sesionit, zonja Lidija Joreva nga organizata joqeveritare “HOPS” ndau historinë e saj të suksesit me mësuesit në lidhje me procesin e zhvillimit të idesë së saj për krijimin e kopshteve vertikale
