Garë për aftësitë sipërmarrëse të nxënësve të shkollave të mesme të Strumicës, Ohrit, Kriva Pallankës dhe Tetovës

Posted on: 14.12.2021

Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor, organizata Junior Achievement Maqedoni ka realizuar 4 gara për aftësitë sipërmarrëse, në të cilat kanë marrë pjesë 160 nxënës të shkollave të mesme nga viti i parë deri në vitin e katërt, nga profesione të ndryshme nga shkollat ​​e mesme të Strumicës, Ohrit, Kriva Pallankës dhe Tetovës. 

Gara, e njohur si Kamp i Inovacioneve, është një ngjarje dy-ditore, në të cilën nxënësit punojnë në ekipe për të gjetur përgjigje për një temë aktuale. Nxënësit e ndarë në ekipe, nëpërmjet qasjes në internet dhe teknologji, ndihmës eksperte nga vullnetarët e komunitetit të biznesit, i përdorën njohuritë e tyre, duke i zbatuar aftësitë sipërmarrëse dhe punën ekipore për të gjetur përgjigje inovative për sfidën. 

Nëpërmjet pjesëmarrjes në garat më 9/10 nëntor në SHMK “Nikolla Karev” në Strumicë, më 16/17 nëntor në SHMPK “Shën Kirili dhe Metodi në Ohër, më 25/26 nëntor në SHMK “Gjorçe Petrov” në Kriva Pallankë dhe më 2/3 dhjetor në SHMEK “8 Shtatori” në Tetovë, 160 nxënës patën mundësinë të njihen me aktivitetet e Junior Achievement. 40 persona nga sektori i biznesit patën mundësinë të ndihmojnë me këshillat dhe ekspertizën e tyre, kurse nxënësit të motivohen të mendojnë në mënyrë proaktive dhe inovative për temën e dhënë: të ofrojnë një produkt apo shërbim që do të kontribuojë për efikasitet më të madh të energjisë. 

Gara është mbështetur nga Agjencia e SHBA-ve për zhvillim ndërkombëtar (USAID) dhe Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik, ndërsa realizohet nga organizata Junior Achievement Maqedoni – anëtare e rrjetit botëror Junior Achievement Worldwide. 

Organizata Junior Achievement Maqedoni, për të pestin vit radhazi, organizon gara të tilla si dhe një numër trajnimesh dhe punëtorish kushtuar punës praktike, edukimit sipërmarrës dhe edukimit financiar, të cilët mund të rrisin aftësitë dhe kompetencat e nxënësve në rrugën e tyre drejt punësimit të ardhshëm.  Të gjithë nxënësit që janë pjesë e kësaj gare marrin certifikatë për pjesëmarrje si dhe mundësi për të fituar një shpërblim të vlefshëm. Në këtë mënyrë, ata bëhen pjesë e klubit të të diplomuarve (alumni) të organizatës, me ç’ka u hapet mundësia për të udhëtuar dhe për t’u lidhur me mijëra të rinj në Evropë. 

Të gjithë nxënësit që janë pjesë e kësaj gare marrin certifikatë për pjesëmarrje si dhe mundësi për të fituar një shpërblim të vlefshëm. Në këtë mënyrë, ata bëhen pjesë e klubit të të diplomuarve (alumni) të organizatës, me ç’ka u hapet mundësia për të udhëtuar dhe për t’u lidhur me mijëra të rinj në Evropë.