Uebinar: PUNA DHE TRAJNIMI PRAKTIK SI SFIDË E TË MËSUARIT SIPËRMARRËS – 15 PRILL 2021

Posted on: 16.04.2021

Junior Achievement Maqedoni e afroi konceptin e sipërmarrjes për 81 mysafirë, nxënës dhe mësues të shkollave së mesme, përfaqësues të OJQ-ve, donatorë, biznese, përfaqësues të komunave, vullnetarë biznesi dhe alumni të JA në uebinarin me temë PUNA DHE TRAJNIMI PRAKTIK SI SFIDË E TË MËSUARIT SIPËRMARRËS, që u zhvillua më 15 prill të vitit 2021. 

Gjatë uebinarit, të pranishmëve iu drejtuan: 

  • Elizabeta Jovanovska Radanoviq – këshilltare ne  Sektorin e ekonomisë, drejtësisë dhe tregtisë nga qendra për arsim profesionale dhe shkencë.  
  • Aneta Pejoska – drejtoreshë e shkollës së mesme “Orde Çopella” nga Prilepi 
  • Arben Krivenjava – Mësues në SHMQSH “Arseni Jovkov” në Shkup 
  • Aneta Petrovska Rusomaroski – Shefe e Sektorit për burime njerëzore dhe organizim në EVN Maqedoni 
  • Vesna Ivanovska – Menaxhere e përgjithshme e Qendrës së edukimit dhe zhvillimit Sivius 
  • Marija Stefkovska – nga sektori për arsimin profesional në Agjencinë kombëtare të programeve evropiane të edukimit dhe lëvizshmërisë 
  • Vllado Cekiq – Themelues dhe drejtor i Sqrone 

Përmes pikëpamjeve, të paraqitura nga palët e ndryshme të përfshira në procesin arsimor, institucionet arsimore dhe sektorin e biznesit, JA Maqedoni inicioi një debat mbi arsimin profesional, mësimin praktik, duke i botuar pyetjet e mëposhtme: 

  • Sa mund të kontribuojë arsimimi sipërmarrës në modernizimin e arsimit profesional; A duhet të përmirësohen disa metodologji në sistemin arsimor në përgjigje të kohës së re; 
  • Cilat janë sfidat me të cilat përballet personeli mësimor në arsimin e mesëm profesional. Cilat aftësi dhe kompetenca u duhen nxënësve? 
  • Çfarë mendojnë kompanitë, të cilat e mbështesin punën praktike dhe ofrojnë arsim deri në punësim? Përvojat e arsimit të dyfishtë nga kompanitë, nxënësit dhe shkollat. 
  • Cilat janë konceptet dhe programet e reja në mbështetje të arsimit të mesëm profesional në vend. 

Junior Achievement Maqedoni do të vazhdojë me përpjekjet e saj për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e edukimit sipërmarrës në vendin tonë dhe për të krijuar partneritete me të gjithë palët e interesuara përkatëse në shoqëri.