ZGJEDHJA E SHKOLLËS MË SIPËRMARRËSE për vitin shkollor 2020-2021

Posted on: 16/02/2021

Këtë vit shkollor 2020/2021 ne duam të njohim dhe shpërblejmë punën e të gjithë atyre që janë përfshirë në programet e Junior Achievement Maqedoni dhe të zgjedhim shkollën më të mirë dhe më sipërmarrëse. Për këtë qëllim, ne po shpallim një konkurs për përzgjedhje. 

Kush mund të marrë pjesë në konkurs? 

Në konkurs mund të marrin pjesë të gjitha shkollat ​​e mesme, në të cilat zbatohet programi për Kompanitë e Nxënësve të Junior Achievement Maqedoni. 

Kritere për përzgjedhje: 

  • A disponon shkolla resurse të caktuara, të destinuara për edukim sipërmarrës? 
  • Sa është numri i mësuesve dhe nxënësve që janë përfshirë në aktivitetet e edukimit për sipërmarrje dhe në programin e Junior Achievement? 
  • Si dhe në çfarë mënyre shkolla i ka përfshirë komunitetin lokal dhe sektorin e biznesit në aktivitetet e shkollës? 
  • Sa mbështetje jep shkolla në zhvillimin profesional dhe trajnimin e stafit mësimdhënës për zhvillimin e edukimit sipërmarrës? 
  • Cili është vizioni dhe planet e ardhshme të shkollës për zhvillimin e edukimit sipërmarrës? 

Përzgjedhja e shkollës më sipërmarrëse bëhet çdo vit edhe në vendet e tjera anëtare të Junior Achievement Europe, sipas kritereve të paracaktuara, që janë në përputhje me strategjinë e Bashkimit Evropian, për të rritur kreativitetin dhe inovacionin, përfshirë sipërmarrjen dhe të gjitha nivelet e arsimit dhe trajnimit. 

Si shtojcë e këtij e-maili, është paraqitur një aplikim, të cilit do të duhet t’i përgjigjet një person përgjegjës i shkollës dhe ta kthejë atë në adresën e postës elektronike info@jamacedonia.mk  jo më vonë se 5 marsi i vitit 2021.  

Aplikimet që arrijnë nga shkollat ​​e mesme të interesuara do të vlerësohen nga anëtarët e jurisë. 

Shpallja e fituesit do të bëhet më 31 maj të vitit 2021 në kuadër të Konkursit Kombëtar për kompaninë më të mirë të nxënësve për vitin shkollor 2020-2021. 

Junior Achievement Maqedoni është pjesë e rrjetit më të madh global Junior Achievement (JA Worldwide), i cili inkurajon dhe i ndihmon të rinjtë për vendet e punës në të ardhmen. Përmes trajnimit të lartë për njohuri financiare, gatishmëri për punë dhe sipërmarrje, Junior Achievement Maqedoni krijon shtigje për punësim dhe krijon vende të reja pune. 

Misioni i Junior Achievement për të frymëzuar dhe përgatitur të rinjtë për ekonomi të suksesshme në vend është në përputhje me një nga drejtimet kryesore të politikës së Komisionit Evropian se: “Çdo i ri duhet të ketë përvojë praktike sipërmarrëse përpara se të largohet nga arsimi i detyrueshëm”. Programi i kompanive të nxënësve njihet nga Komisioni Evropian si “praktika më e mirë në edukimin sipërmarrës”.