ZGJEDHJA E MËSUESIT TË VITIT Viti shkollor 2020/2021

Posted on: 16/02/2021

Këtë vit shkollor 2020/2021 ne duam ta njohim dhe shpërblejmë punën e të gjithë mësuesve të përfshirë në programin Kompania e nxënësve, të realizuar nga Junior Achievement Maqedoni dhe të zgjedhim mësuesin e vitit. Të gjithë mësuesit, që janë pjesë e programit Junior Achievement, mund të nominohen për mësues mentor më të mirë të kompanisë së nxënësve për këtë vit. 

Mësuesi më i mirë i vitit është çmim i dhënë nga organizata Junior Achievement Maqedoni për një mësues mentor të kompanisë së  nxënësve, për përpjekjet e tij në promovimin e arsimit sipërmarrës, për pasionin e shprehur për të punuar me nxënësit e tij dhe qëndrimin e qartë sipërmarrës. 

Jo më vonë se 5 marsi i vitit 2021, ju mund të nominoni dikë/ose të aplikoni vetë për Mësuesi më i mirë i vitit në programin Junior Achievement me një ese të shkurtër deri në 1000 karaktere, ku do të tregoni qartë pse mendoni se është më i miri/ose pse mendoni se jeni mësuesi më i mirë/i cili duhet të shpërblehet për punën e tij. Esetë dërgojini në info@jamacedonia.mk

Kriteret për nominimin e mësuesit më të mirë: 

  • Tregon entuziazëm dhe motivim të nxënësve për të marrë pjesë në programin për kompanitë e nxënësve të Junior Achievement Maqedoni. 
  • Respekton dhe mbështet talentet, kreativitetin dhe aftësinë e nxënësve, inkurajon punën ekipore dhe e përmirëson komunikimin midis nxënësve në ekip. 
  • E njeh dhe përhap misionin e Junior Achievement dhe merr pjesë në mënyrë aktive në ngjarjet e organizuara nga Junior Achievement Maqedoni. 
  • Promovon mësimin praktik dhe qëndrimin sipërmarrës në institucionin e tij arsimor.  

Junior Achievement Maqedoni promovon edukim sipërmarrës në shkolla, njohuri financiare dhe gatishmëri për vende pune në të ardhmen në bashkëpunim me mësuesit, që e zbatojnë programin në shkollën e tyre të mesme. Mësuesit, që janë pjesë e arsimit zyrtar, e njohin programin për kompanitë e nxënësve të Junior Achievement, dhe përmes trajnimeve të ofruara ata investojnë në njohuri të reja dhe metoda të reja në punën në  institucionin e tyre arsimor dhe, në këtë mënyrë, i përgatisin nxënësit e shkollave të mesme për sfidat që vijnë në botën e biznesit. Ata janë njerëz entuziastë, që respektojnë nxënësit e tyre, inkurajojnë punë ekipore dhe vazhdimisht investojnë në arsim, në të gjitha format e tij. 

Në bazë të nominimeve që do të marrim, ne do të zgjedhim mësuesin më të mirë, të cilit do t’i akordojmë çmim dhe certifikatë në kuadër të Konkursit kombëtar për kompaninë më të mirë të nxënësve për vitin shkollor 2020-2021 më 31 maj të vitit 2021.