Konkurs: DILEMA ETIKE NË BIZNES Viti shkollor 2020-2021

Posted on: 16.02.2021

Junior Achievement Maqedoni promovon edukim për sipërmarrje në shkolla, njohuri financiare dhe gatishmëri të nxënësve të shkollave të mesme për vende pune në të ardhmen, por, gjithashtu, përpiqet të promovojë përgjegjësi shoqërore dhe sjellje etike. Sot, etika është pjesë e rëndësishme e çdo kompanie. Në mënyrë që të inkurajojmë të rinjtë të zhvillojnë aftësi, parime dhe vlera morale për të respektuar atë që është e drejtë ose e gabuar, në udhëheqjen dhe vendosjen e një kulture organizative, ne po shpallim një KONKURS për esenë më të mirë në përgjigje të një DILEME ETIKE të vendosur.  

Detyra është të shkruhet ese me të paktën 500 fjalë (jo më pak se një faqe A4), në të cilën do të analizohet situata e dilemës etike të vendosur dhe do të paraqitet qartë qëndrimi kritik që merr nxënësi në lidhje me dilemën e dhënë. Të drejtë që të marrin pjesë kanë të gjithë nxënësit që ishin ose janë pjesë e aktiviteteve të Junior Achievement Maqedoni. 

Vlerësimi i eseve të studentëve do të kryhet nga një juri me shumë anëtarë sipas kritereve që vijojnë: 

  • të kuptuarit e temës, 
  • rëndësia e esesë në përgjigje të temës, 
  • bindshmëria e argumenteve, 
  • konsistenca dhe origjinaliteti. 

Nxënësit mund të aplikojnë për pjesëmarrje nëpërmjet plotësimit të Formularit për aplikim (në shtojcë). Udhëzime shtesë për shkrimin e esesë dhe indikatorët janë dhënë në shtojcë. Esetë mund të dorëzohen në info@jamacedonia.mk  jo më vonë se 5 marsi i vitit 2021

Fituesi i konkursit do të shpallet në kuadër të Konkursit kombëtar të Kompanive të nxënësve, i cili do të mbahet më 31 maj të vitit 2021.