Thirrje për vullnetarë nga biznesi – Junior Achievement Maqedoni 

Posted on: 17/12/2020

Nga viti 2017 deri më sot, në programet e arsimit për sipërmarrje të Junior Achievement Maqedoni, kanë marrë pjesë më shumë se 1,500 nxënës. Çdo vit shkollor, këta nxënës, me ndihmën e mentorëve të tyre mësimdhënës, themelojnë kompani nxënësish dhe zhvillojnë ide biznesi, marrin pjesë në gara në nivel kombëtar dhe Evropian dhe marrin pjesë në procesin e certifikimit të aftësive të tyre sipërmarrëse. Puna e nxënësve në masë të madhe ngre pyetje nga industri specifike, përgjigja e të cilave mund të jepet nga njerëzit e biznesit që janë ekspertë në fushën e dhënë.  

Për këto arsye, Junior Achievement Maqedoni vazhdimisht kërkon bashkëpunëtorë nga sektori i biznesit në vend, të cilët dëshirojnë të kalojnë një pjesë të kohës së tyre dhe të ndajnë ekspertizën dhe njohuritë e tyre me nxënësit. 

Ju ftojmë të bëheni pjesë e rrjetit të vullnetarëve nga biznesi dhe mentorëve të Junior Achievement Maqedoni dhe të ndihmoni në zhvillimin e misionit tonë – t’i frymëzojmë dhe përgatitim të rinjtë për sukses në ekonominë globale, nëpërmjet zhvillimit të programeve arsimore për sipërmarrje dhe duke ndërtuar partneritete midis biznesit dhe arsimit . Vetëm, si shembull, gjatë vitit të kaluar shkollor, më shumë se 130,000 vullnetarë biznesi nga rrjetet Junior Achievement Evropë u lidhën për të punuar me nxënës të shkollave të mesme, ndihmuan në zhvillimin e kompanive të nxënësve, i këshillonin në fusha të ndryshme të industrisë ku ata punojnë. Tek ne, që nga fillimi i programit, 60 vullnetarë biznesi nga vendi na janë bashkuar në rolin e anëtarëve të jurisë, mentorëve, trajnerëve dhe këshilltarëve të biznesit. 

  • Pse duhet të përfshiheni?  
  1. Mësoni diçka të re! Gjatë vullnetarizmit ju mund të nxitni aftësi dhe njohuri tek të tjerët, por gjithashtu të eksploroni aftësitë dhe arritjet tuaja personale. Mentorimi i të tjerëve do t’ju ndihmojë të rifreskoni njohuritë tuaja në tema të ndryshme. 
  2. Transferoni njohuri! A keni marrë këshillë apo mbështetje nga një person tjetër gjatë zhvillimit të karrierës suaj? Tani keni mundësinë e përsosur për ta kthyer atë. Fuqia e inkurajimit është e pakufizuar: të rinjtë që ju frymëzoni tani do të kenë mundësinë të ndihmojnë të tjerët në të ardhmen! 
  3. Silleni përgjegjësinë shoqërore në një nivel të ri! Si vullnetar, ju ndikoni në aftësitë dhe kompetencat e brezit të ardhshëm. Çfarë do të thotë të jesh një vullnetar biznesi në programet e arsimit sipërmarrës të Junior Achievement Maqedoni? 

Puna e vullnetarit është e lehtë. Mjafton të jeni të gatshëm të ndani kohë si dhe njohuritë dhe përvojën tuaj me të rinjtë dhe të jeni të  përkushtuar ndaj idesë. 

  • Si dhe kur mund të përfshiheni?? 

Në çdo kohë gjatë vitit shkollor na shkruani në info@jamacedonia.mk dhe ne do t’ju lidhim me nxënësit e përfshirë në programin e Kompanisë së nxënësve! 

BËHUNI PJESË E RRJETIT TONË TË VULLNETARËVE DHE MENTORËVE TË BIZNESIT, DUKE NDARË NJOHURITË, AFTËSITË DHE KOHËN TUAJ ME SIPËRMARRËSIT E RINJ NË MAQEDONI!