Kampi i inovacioneve – 25 nëntor – 9 dhjetor

Posted on: 17/12/2020

100 nxënës të shkollave të mesme nga i gjithë vendi do të marrin pjesë në Kampin e inovacioneve – një konkurs i nxënësve të shkollave të mesme për aftësi sipërmarrëse, të organizuar nga Junior Achievement Maqedonia. 

Gjatë dy javëve të ardhshme, nga 25 nëntori deri më 9 dhjetor 2020, nxënësit e shkollave të mesme do të përdorin njohuritë e tyre për t’iu përgjigjur detyrës së caktuar në fushën e sektorit bankar, duke aplikuar aftësi sipërmarrëse dhe përmes punës ekipore do të gjejnë zgjidhje inovative. 

Kampi i inovacioneve është një konkurs në të cilin nxënësve u jepet një “sfidë biznesi” – detyrë që përfaqëson një nga problemet aktuale të biznesit në vend. Ekipet, me ndihmën e vullnetarëve të biznesit, sajojnë zgjidhje për detyrën dhe e paraqesin atë para një jurie me pesë anëtarë. 

Junior Achievement Maqedonia angazhohet për partneritet me shkollat, institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare, si dhe përfshirjen aktive të komunitetit të biznesit në secilën prej ngjarjeve tona. Ky konkurs do t’u mundësojë nxënësve të njihen më nga afër me mënyrën moderne të punës, përmes një takimi me përfaqësues të sektorit të biznesit, të bashkësisë lokale ose profesorëve të akademisë, të cilët do t’u japin atyre këshilla – si të kenë një plan të mirë biznesi dhe si të dalin fitimtarë. 

Për shkak të situatës së re me pandeminë, ndeshja do të zhvillohet në mënyrë virtuale. 

Përmes pjesëmarrjes, nxënësit do të forcojnë aftësitë e tyre digjitale për prezantim, punë ekipore dhe paraqitje të aftë para jurisë – aftësi që u duhen për intervistë pune ose intervistë për t’u regjistruar në një kurs, fakultet ose në përgjithësi në jetë. 

Tri ekipet më të mira do të kenë mundësinë të fitojnë një çmim të vlefshëm për veten e tyre, por edhe të përfaqësojnë shkollën e tyre në garë. 

Shoqërimi dy javor me Junior Achievement Maqedonia do t’i afrojë ata më pranë aktiviteteve të programit dhe do të hapë mundësinë që ata të bëhen pjesë e klubit alumni dhe të lidhen me mijëra anëtarë të rinj të JA Evropa. 

Junior Achievement Maqedonia tashmë ka 3 vjet që organizon lloje të tilla konkursi (video nga kampe të mëparshme mund të shikoni këtu), si dhe një numër trajnimesh dhe punëtorish kushtuar edukimit sipërmarrës, kulturës financiare dhe gatishmërisë për punë të të rinjve. 

Konkursi është mbështetur nga Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar, Fondi për inovacione dhe zhvillim teknologjik dhe Banka Sparkasse, dhe është realizuar nga organizata Junior Achievement Maqedonia – anëtar i rrjetit botëror Junior Achievement Worldwide, themeluar në vitin 1919, sot i pranishëm në më shumë se 120 vende. Ky rrjet zbaton programe edukimi për ndërmarrësi dhe kulturë financiare në pothuajse çdo kontinent, dhe programet e tij çdo vit ndiqen nga më shumë se 10 milion njerëz. 

Shpallja e fituesve do të bëhet më 9 dhjetor në platformën MS Teams. Ceremonia e shpalljes është e hapur dhe të gjithë të interesuarit mund të na bashkohen për të dëgjuar idetë e studentëve që do të marrin çmimin e parë.